EUROPIAN WEEK OF SPORT VJEN NË UMB

GUIDAT TURISTIKE
16/01/2019
Kampionati Kombëtar i volejbollit për femra
07/10/2019

Në datë 25.09.2019 u zhvillua në kampusin nr. 2 të Universitetit Marin Barleti aktiviteti në kuadër të “ Javës Europiane të Sportit “ . Një inisiativ e Komisionit Europian nisur 5-vjet më parë , vjen këtë vit në Shqipëri autorizuar nga Ministria e Arsimit ,Sportit dhe Rinisë me organizator kombëtar Federatën Shqiptare të Sportit Universitar. Shoqata Barleti organizoi në ambjentet e Universitetit Marin Barleti në bashkëpunim me Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve një “ Seksion informues “ mbi këtë nismë Europiane dhe një ndeshje miqësore volejbolli.

Zëvëndës Rektori i “ Universitetit Marin Barleti” z.Artan Shytaj mbajti fjatën hyrëse dhe përcolli tek të pranishmit mesazhet në kuadër të kësaj inisiative. Rëndësia e të praktikuarit aktivitet fizik jo vetëm në këtë javë, por të gjithë vitin, si një vlerë për miqënien shëndetësore dhe sociale të komunitetit dhe të të gjithë shoqërisë ishin në qëndër të diskutimit të tij. Barleti sic ka qënë deri me tani do vazhdojë të jetë gjithmon prezent për sportin dhe aktivitetin fizik me nismat dhe kontributin e tij, theksoi z.Shytaj.

Pjesmarrës në këtë aktivitet ishin mësues të edukimit fizik dhe sporteve nga shkolla të mesme të ndryshme të Tiranës , përfaqësues të Federatës Shqiptare të Sportit Universitar, Përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Sportit , pedagog të UMB-së dhe student. Në fund u zhvillua një ndeshje miqësore midis pedagogeve të edukimit fizik dhe sporteve të UMB-së dhe mësueve të edukimit fizik të arsimit të mesëm të cilët ngritën edhe kupën duke u shpallur fituesit e këtij aktiviteti.