Skuadra e Barletit ne volejboll për femra u themelua në vitin 2003, nga Z. Gafurr Dudaj, dhe në fillimet e saj mbajti emrin “Aulona Volley”. Presidenti Dudaj i cili prej 21 vitesh sponsorizoi skudara te ndryshme ne volejbollin Shqiptar në zanafillë të vet, me qëllimin për të ndërtuar të parën skuadër me kontribute krejtësisht private si një model për sportin Shqiptar në përgjithësi dhe volejbollin cilësor në veçanti, mori si trajner për shumë vite të mirënjohurin e volejbollit Shqiptar, Z. Kreshnik Tartari. Në vitin 2005 ekipi u përfshi në strukturën e Universitetit "Marin Barleti", dhe gjatë sezonit '05-'06 ekipi përfaqësohet me një sigël të re, atë të "UMB Volley". "UMB Volley" solli një risi për volejbollin Shqiptar, aplikimin e modelit anglo-sakson , me formulën student-lojtarë. Duke qënë pjesë e strukturës së Universitetit "Marin Barleti" në përbërje të ekipit kishte vetëm vajza studente të këtij institucioni arsimor dhe mbi bazën e kësaj formule, ky Universitet shpërndan bursa studimi për sportiste elitare vit pas viti. Ekipi i volejbollit që sot mban siglën e “Barleti Volley”, në sezonin '08-'09 përfshiu në përbërjen e tij disa nga lojtaret më me eksperiencë të volejbollit në vite, si Denisa Çarçani, Junida Shollo, Arjola Prenga, Nerisa Kuqi, amerikanet Kelly Goc dhe Amanda Var, etj. Për sezonin 2019-2020 ekipi do të përbëhet pothuajse krejtësisht nga vajza të reja dhe studente të Universitetit "Marin Barleti" duke mbajtur si modele sportive edhe dy nga volejbollistet më të mira të volejbollit Shqiptar Amarilda Prenga dhe Enkeleida Braho. Barletaset këtë sezon do të prëpiqen të ruajnë traditën dhe pse jo të rikthehen tek trofetë.
QËLLIMI
1. Te kujdeset qe pervojen e stafit drejtues si dhe te lojtareve me eksperince ta vere ne sherbim te komunitetit ku skuadra do te stervitet apo do te zhvilloje ndeshjet e saj 2. Te ruaje, te permiresoje dhe promovoje imazhin e Universitetit te Exelences "Marin Barleti" si fondatori, financuesi dhe burimi kryesor i furnizimit me elemente spotiv dhe jo vetem te ekipit. 3. Të kujdeset për interesat e lojtarëve, trajnerëve në perputhje me statutin dhe rregulloret e Shoqatës Barleti por edhe të Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe Organeve ndërkombëtare në të cilat Barleti Volley është pjesë. 4. Të promovojë sportin universitar si një element shumë i rëndësishëm i jetës studentore, dhe të promovoj sportin në përgjithësi dhe kulturën sportive si vlerë eshtuar e shoqërisë. 5. Të promovoj lojën e volejbollit , vlerat, historin e kësaj loje ,duke rrespektuar rregullat dhe sjelljen korrekte . 6. Të përfshij dhe aktivizoj studentët e Universitetit Marin Barleti në ekipin Barleti Volley si politik e këtij ekipi dhe karakteristik e tij sipas modelit anglo-sakson , studentë-lojtarë. 7. Të marrë pjesë në gjith aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare në cilat ka të drejtën dhe interes të pëfaqësohet. 8. Të koordinoj në mënyrë sa më efektive aspeketet teknike ,organizative dhe politikat drejtuese të Barleti Volley për të ruajtur nivlein , traditen dhe emrin e këtij ekipit por edhe për të përmirsuar cilësinë dhe nivelin e deri tanishëm.

Barleti Volley vs. Partizani

Ftojmë të gjithë dashamirësit e skuadrës sonë të ndjekin ndeshjen e dytë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra, ku Barleti Volley ndeshet me Partizanin. Ju mirëpresim […]
07/10/2019

Kampionati Kombëtar i volejbollit për femra

Barleti Volley vs Teuta 3-1 Barleti Volley e nis me fitore bindëse ndeshjen e parë të kampionatit kombëtar të volejbollit për femra. Ditën e shtunë u […]
25/09/2019

EUROPIAN WEEK OF SPORT VJEN NË UMB

Në datë 25.09.2019 u zhvillua në kampusin nr. 2 të Universitetit Marin Barleti aktiviteti në kuadër të “ Javës Europiane të Sportit “ . Një inisiativ […]

Artan Pogoni

Traineri


- Lindur në Tiranë më 20.03.1972
- Trainer ndërkombëtar me liçensë që prej 2004
- 2 herë Kampion kombëtar
- 2 herë fitues i Kupës së Shqipërisë
- Ish trainer i ekipit Kombëtar Shqiptar
- Hartues dhe botues i shumë programevedhe studimeve në lidhje me volejbollin
- Pedagog/Doktor i Shkencave Sportive.

Altin Gorenxa

Zv. Trainer


- Lindur në Tiranë më 04.05.1978
- Ka mbaruar studimet e larta ne AEFS specialiteti “volejboll”
- Ish lojtar i Studentit dhe Partizanit
- I shpallur 12 herë Kampion kombëtar dhe 14 herë fitues i Kupës së Shqipërisë
- Ish lojtar i ekipit kombëtar te volejbollit të meshkujve
- Mësues i Edukimit Fizik

Enkeleida Braho

Kapitenia e ekipit


- Lindur në Gramsh më 23.01.1992 - Ka mbaruar studimet e larta në UST
- Ish lojtare e ekipit kombëtar te volejbollit për femra
-E shpallur 4 herë Kampione Kombëtare dhe 4 herë fituese e Kupës së Shqipërisë
- Pedagoge
- Pozicioni - Sulmuese anësore
- Gjatësia - 176cm
- Pesha - 66 kg
- Skuadrat ku është aktivitzuar: Studenti, Partizani, Tirana, Barleti Volley

Amarilda Prenga

Zv. Kapitene


- Data e lindjes 19.07.1981
- Pozicioni - Sulmuese anesore
- Gjatësia - 185 cm
- 70 kg
- Skuadrat ku është aktivizuar: Minatori, Dinamo, Panelineos (Greece), Dinamo

Paketa Gold
SPONSOR GOLD
Prezenca e logo-s së kompanisë në fanellat zyrtare të ekipit .
2 Banner prezent në aktivitetet në të cilat Barleti Volley është ekipi pritës , ekspozuar në mënyrë të dukshme ( m x m).
Prezenca e logo-s në website-in zyrtar të ekipit dhe në website-in e Shoqatës Barleti.
Reklamin kostant i kompanisë në të gjitha social mediat zyrtare të ekipit (FB,Istagram,Twitter,youtube).
Disponim i volantëve të kompanisë gjatë një eventi të ekipit ne ambjentet e aktivitetit.
Tribuna VIP
Evente
PËRFITIME NGA DIRECT MARKETING
Furnizimi i kompanisë me materiale fotografike , audiovizive me kërkesë të saj për ti përdorur për fushata marketingu.
Mundësi për kompaninë të rekalamoj produktet e saj në faqet web zyrtare dhe në social mediat e ekipit Barleti Volley dhe Shoqatës Barleti .
Mundësi bashkepunimi midis dy palëve për organizimin e eventeve të ndryshme
-
-
-
-
-
Paketa Platinium
SPONSOR PLATINIUM
Prezenca e logo-s së kompanisë në fanellat zyrtare të ekipit në bluzën e stafit teknik dhe në materialin teknik.
3 Banner prezent në të gjitha aktivitetet e ekipit , ekspozuar në mënyrë të dukshme ( m x m).
Prezenca e logo-s në website-in zyrtar të ekipit dhe në website-in e Shoqatës Barleti.
Reklamin kostant i kompanisë në të gjitha social mediat zyrtare të ekipit (FB,Istagram,Twitter,youtube).
Disponim i volantëve të kompanisë gjatë një eventi të ekipit ne ambjentet e aktivitetit.
Disponim i materialeve të marketingut (Volant, broshur) të kompanisë në ambjetet e Universitetit Marin Barleti.
Prezenca e logo-s së kompanisë në back drop-in e intervistave për shtyp.
Disponibilitet i vajzave të ekipit si imazh për spote publicitare në TV , media e social media.
Tribuna VIP
Evente
PËRFITIME NGA DIRECT MARKETING
Mundësi për zhvillimin e promovionit në sallat e Universitetit Marin Barleti në formën e leksioneve të hapura me studentët , stafin dhe personat e interesuar.
Furnizimi i kompanisë me materiale fotografike , audiovizive me kërkesë të saj për ti përdorur për fushata marketingu.
Mundësi për kompaninë të rekalamoj produktet e saj në faqet web zyrtare dhe në social mediat e ekipit Barleti Volley dhe Shoqatës Barleti .
Mundësi bashkepunimi midis dy palëve për organizimin e eventeve të ndryshme
Mundësi për kompaninë që të zhvilloj aktivitete të ndryshme me tifozët.

FUN CLUB

Kampionat Kombëtar
Kupa e Shipërisë
Ndeshjet dhe sfidat jasht ketyre kompeticioneve
Aktivitete te ndryshme te ekipit











.....














.....














Kampionati Kombëtar
Kupa e Shqipërisë













.....














.....














Karta e Tifozit